Tv Klan apo Top Channel, Blendi Fevziu merr vendimin

Gazetari dhe drejtuesi i mirënjohur i emisionit politik “Opinion”, Blendi Fevziu do të vijojë të jetë pjesë e familjes së madhe të Televizionit Klan.

Pjesë e këtij televizioni prej më shumë se 20 vjetësh, Blendi Fevziu ka shuar çdo dyshim dhe konfirmohet se do të qëndrojë në Televizionin Klan minimalisht edhe për 5 vitet e ardhshme.

Advertisement

“Opinion”, emisioni i parë politik në Shqipëri, vijon të jetë më i ndjekuri në vend prej 2 dekadash.

Pjesë e studios së tij janë bërë figura të jetës politike, akademike, sociale e kulturore në vend, por edhe personazhe të rëndësishëm me ndikim në botë.

“Opinion” vijon të mbetet programi me shikueshmërinë më të lartë dhe më me ndikim në jetën politike dhe shoqërore të vendit, por edhe kudo ku flitet shqip.

Në këtë studio janë realizuar debatet politike më të famshme dhe më të ndjekura në historinë televizive shqiptare.

Që nga sezoni televiziv 2008-2009, “Opinion” erdhi në katër takime çdo javë: të hënë, të martë, të mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma, duke trajtuar edhe tema të ditës së aktualitetit, artit, kulturës, historisë, turizmit, etj.

Në më shumë se 20 vjet, në Opinion janë zhvilluar rreth 2.600 emisione, me mbi 9.600 të ftuar.

Karriera mbi 20-vjeçare e Blendit Fevziut me emisionin “Opinion” është e lidhur ngushtësisht me historinë dhe suksesin e Televizionit Klan. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vijojë gjatë./tvklan.al