Stilistja e njohur, Kate Spade, u gjet e vdekur një ditë më parë në apartamentin e saj luksoz në Nju Jork dhe ky lajm ka tronditur botën e modës.
Lajmi u kthye në kryeartikullin e të gjitha mediave ndërkombëtare. 55-vjeçarja u gjet nga pastruesja dhe ishte varur me një shami.
Kate Spade ishte e martuar me Andy Spade dhe kishte një vajzë të vetme, Francis Beatrice Spade, 13 vjeçe. Në raportimet e para të ngjarjes shkruhej se dizenjuesja la pas një letër për të bijën dhe së fundi u zbulua ç’shkruhej: “Bea – të kam dashur gjithmonë. Nuk është faji yt. Pyet babin.” Aty shkruhej: “Bea, të kam dashur gjithmonë. Ky nuk është faji yt. Pyete babin!”
Mediat raportojnë se ajo ishte në proces divorci me të shoqin, Andy Spade, me të cilin kishte 24 vjet e martuar.
Motra e stilistes së famshme sidomos për çantat dhe serialin “Seksi dhe qyteti”, tha se ajo vuante prej kohësh nga depresioni maniak.
“Kate nuk mori kujdesin e duhur,” tha ajo, duke shtuar se duket se e motra e kishte planifikuar vetëvrasjen shumë kohë më parë.
Revista e njohur “Psychology Today” shkruan se rasti i Kate Spade është një tregues se depresioni nuk kursen askënd, nuk ka rëndësi nëse je i pasur apo i varfër.
“Pasuria nuk e blen lumturinë,” shkruan revista.
Spade kishte një pasuri prej 200 milionë dollarësh.