Tashmë çdo gjë është gati, nga kënga zyrtare e Botërorit, “Live It Up”, deri tek topi që mbërriti sërish në tokë me të cilin do të luhet ndeshja e parë e këtij aktiviteti në Rusi.
Telstar 18 mbërriti në tokë, pas 168 ditë në stacionin hapësinor dhe për ta zbritur në tokë nga kosmonauti rus Anton Shkaplerov, që u rikthye nga misioni së bashku me austronautin e NASA-s, Scott Tingle dhe austronauti japonez Norishige Kanai.
Topi u dërgua në hapësirë nga kozmonauti tjetër rus Oleg Artemiev. Ndeshja e parë e Botërorit do të luhet më 14 qershor në Luzhniki Stadium.
Kjo është hera e parë që FIFA World Cup do të mbahet në Rusi, kyresisht në 11 qytetet si: Moskë, St. Petersburg, Kaliningrad, Volgograd, Kazan, Nizhni Novgorod, Samara, Saransk, Rostov-on-Don, Yekaterinburg, dhe Sochi.