Kylie bisexuale?

“Më kanë tërhequr disa femra. Jam ekzibicioniste seksuale dhe e kam në natyrë flirtimin. Por pamvarësisht kësaj nuk kam bërë kurrë gjë me të njëjtin sex”,‐ ka thënë Kylie për revistën MAX MEXICO. Këngëtarja ka bërë shpesh shaka me faktin se mund të bëhej lesbike, për shkak të bazës së saj të fansave gay e gjithashtu ka pranuar se është tejet e tërhequr nga aktorja amerikane Tallulah Bankhead. “Mund të bëhesha lesbike për të. Është shumë tërheqëse dhe ekzotike. Ka kaq shumë cilësi për të admiruar tek ajo. Ajo e ka jetuar jetën në maximum, ndoshta pak më tepër seç duhet. Unë dua të çliroj Tallulah‐n time të brendshme”,‐ ka thënë Kylie Minogue.

Advertisement