Albana Osmani ka kaluar një karrierë të gjatë si një nga figurat kryesore të Top Channel.
Ajo vazhdon të jetë një gazetare e suksesshme në këtë televizion, por nuk është më në rolin kryesor të moderatores. Tashmë ajo është në panelin e Top Show Magazine.
Me anë të një postimi në Instagram u kthye pas, në kohët kur intervistonte të ftuarit e zhveshur, siç shkruan ajo. Albana postoi siglën hyrëse të intervistës ekskluzive në E Diell ku del ngadalë nga pishina dhe e shoqëroi me dedikimin e mëposhtëm për karrierën e saj jetëgjatë:
“Kur para disa vitesh në programin E Diell intervista ekskluzive niste me këtë sigël, që prej sekondit të parë e përgjatë gjithë intervistës e cila zhvillohej në një pishinë ku me të ftuarit diskutonim për gjithçka të zhveshur, pra me rroba banje. Mesa mbaj mend më duket se që në Kupid e në vazhdim nuk kam qenë asnjëherë prezantuesja normale/formale. Jam argëtuar shumë dhe kur netët bëheshin ditë në post produksion në Piramidën tonë, ku unë si autore e disa programeve të prezantuara bëja dhe montazhin/post produksionin me duart e mia. Në këtë pikë, studimet e mia për pikturë më ndihmuan shumë në kreativitet dhe çdo detaj për të qenë si më thoshte Tani: Po Albana, jemi si Mediaset, dhe më mësonte si t’i mbuloja në montazh reklamat publike, pasi vëmendja duhej të ishte tek protagonistët. Thënë të gjitha këto për të dalë në një përfundim: Dashuroj punën time, jam krenare për arritjet e mia dhe ka shumë për të arritur në vazhdim. Zemra po më gëzon! Dhe sigurisht që lum ai që më merr për grua. Jua dua, Albana.”, shkruan moderatorja.
Lum ai, vërtet!