Xhirimet për vazhdimin e filmit Maleficent II kanë filluar zyrtarisht, dhe dy aktoret Angelina Jolie me Elle Fanning kanë ndarë disa momente prapa skenave.
Fanning, e cila luan Princeshën Aurora, ka treguar anën e saj gazmore me Angelina Jolie, e cila luan magjistaren e keqe të Bukuroshes së Fjetur. Së pari ajo postoi një selfie me fituesen e Oskarit që u fsheh prapa saj me brirët e Maleficent dhe në foton tjetër shkruan “Dita kur duhet të sjellësh mamin në sheshxhirim”, duke iu referuar kështu aktores.
Nga këto foto na kënaq pa masë fakti që Jolie duket e qeshur dhe më në formë që pas divorcit nga aktori Brad Pitt.