Weinstein pritet pritet të dorëzohet këtë të premte në polici

Harvey Weinstein u kthye për një kohë të shkurtër në personin më të urryer në botë.

Manjati i “Hollywood”-it, Harvey Weinstein pritet të dorëzohet këtë të premte në polici, për akuzat e dhunës seksuale që i shkatërruan karrierën. Pas hetimit të autoriteteve policore, producenti i famshëm përballet me prangosjen, në vazhdën e pretendimeve që nuk përfshijnë vetëm ngacmimet, por edhe përdhunimin.

Advertisement

Weinstein vazhdon të këmbëngulë se nuk ka detyruar ndonjë femër për marrëdhënie intime. Kjo përbën herën e parë që ndaj tij formulohet një padi, që kur akuzat u shfaqën për herë të parë, duke nxitur që prej asaj kohe lëvizjen “#MeToo”.

Kjo lëvizje u shndërrua në zërin e grave që denoncojnë përhapjen e gjerë të ngacmimeve dhe abuzimit seksual. Figura të larta të botës së kinematografisë e kanë gjetur veten të ngërthyer në akuza të ngjashme.

Më i fundit prej tyre, Morgan Freeman kërkoi ndjesë të enjten për sjellje të pahijshme seksuale. Edhe pse ankesat ndaj Weinstein janë të shumta, ai do të përballet momentalisht vetëm me akuzat e ngritura nga aktorja Lucia Evans.

Nëntorin e vitit të kaluar, policia e Nju Jorkut njoftoi se po hetonte pretendimet e një tjetër aktoreje, Paz de la Huerta, që thoshte se ishte përdhunuar dy herë nga producenti i fuqishëm i parajsës së filmit.