“Historia treshe e Libovshës” para disa muajsh bëri shumë “zhurmë” në mediat tona, derisa dhe asaj historie i erdhi fundi dhe mbetën sërish dy.
Por, ata nuk janë të vetmit, pasi dhe futbollisti i njohur Ronaldinho do të martohet me dy femra njëkohësisht. Sipas mediave braziliane, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit aktualisht po bashkëjeton me dy të fejuarat e tij, Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza në mansionin e tij në Rio de Zhaneiro dhe shumë shpejt do të martohet me të dyja.
Mësohet se ceremonia private do të zhvillohet në mansion.
Fituesi i Topit të Artë u lidh me Beatriz në vitin 2016, por vazhdoi lidhjen e mëparshme me Priscilla. Të dyja partneret e tij marrin nga 1500 euro çdo muaj nga Ronaldinho për t’i shpenzuar si të duan.
Ronaldinho ka një rregull që kjo marrëdhënie të funksionojë: i blen partnereve të tij të njëjtat dhurata.
Por, motra e ish-yllit të Barcelonës nuk është aspak dakord me këtë gjë dhe ka vendosur që të mos jetë e pranishme në martesën treshe.