Menduam në fillim se ishin thjesht thashetheme kur thuhej se Obamat do të ishin në një serial të tyren në Netflix, por në fakt lajmi është pjesërisht i vërtetë dhe ka më shumë se kaq.

Çifti i famshëm do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes në mënyrën më fantastike të mundshme. Obama-t kanë nënshkruar një marrëveshje me Netflix për një vit, kështu që do të shihni e dëgjoni më shumë prej tyre. Por për çfarë bëhet fjalë konkretisht?
Ata kanë shprehur interesin e tyre për të prodhuar serialë, filma apo dokumentarë, për të shkruar skenare si dhe për të aktruar.

Advertisement

Netflix përmes një statusi në Twitter dha lajmin e madh:

“Ish-presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama kanë hyrë në një marrëveshje shumëvjeçare për të prodhuar filma dhe seriale për Netflix.”

Barack u shpreh gjithashtu përmes një deklarate se ishte shumë i ngazëllyer që ai dhe bashkëshortja e tij do të bashkëpunonte me Netflix mbi përmbajtje të frymëzuara nga gëzimet e thjeshta të publikut.

“Ne shpresojmë të kultivojmë dhe të kulturojmë zërat e talentuar, frymëzues dhe krijues, të promovojmë ndjeshmërinë midis popujve dhe të ndihmojmë që ata t’i tregojnë botës historinë e tyre.”