Meghan Marke nuk e fton në dasëm, reagon Ellen DeGeneres: Unë jam përgjegjëse për këtë martesë!

Ellen DeGeneres pretendon se është në fakt përgjegjësja për dasmën mbretërore që do të ndodhë sot.

Një ditë para dasmës së famshme të Princ Harry dhe Meghan Markle ajo tha se është shumë e trishtuar që nuk ka marrë asnjë ftesë të lakmuar për të qenë pjesëmarrëse, sepse ajo ndihmoi Meghanin të gjejë dashurinë e vërtetë. “Unë jam lënduar që nuk kam marr ftesë nga familja mbretërore për të qenë pjesë e dasmës. E para unë jam kushërira e 15-të e Kate Middleton. E dyta , unë duhet të isha ftuar sepse unë jam përgjegjëse për dashurinë e vërtetë të Meghanin…për qenin”, tha ajo duke qeshur dhe me shaka gjatë emisionit të saj.

Advertisement

“Të dyja jemi takuar disa vitë më parë (mbase ajo me siguri nuk e mban mend) dhe i thash që Meghan ti duhet ta marrësh këtë qen, duhet ta shpëtosh dhe në fakt ajo ashtu bëri”, vazhdoi më tej Ellen.

Ellen vazhdoi me shakanë e saj duke thënë se që nga ai moment jeta e saj ndryshoi pasi qentë japin një dashrui të pakushtëzuar. Nëse Ellen nuk do t’i kishte thënë asaj që të merrte qenin në shtëpi ajo do ishte duke kërkuar për dashurinë e vërtetë në vende të gabuara dhe nuk do të kishte gjetur Princ Harry-n.

Për më tëper ndiqni videon