Çfarë po ndodh mes tyre?
Së fundmi si Selena dhe Justin janë ndarë nga partnerët e tyre përkatës dhe po qarkullojnë zëra se ata janë pak më shumë se miq pasi po kalojnë shumë kohë bashkë.
“Kanë vite që njihen prej menaxherit të përbashkët,” thotë burimi për Life & Style. “Në fillim, u mbështetën tek njëri tjetri pas ndarjeve të rrëmujshme.”
Edhe pse të gjitha këto mund të jenë spekulime, mund të themi me fakte se në fillim të majit u panë bashkë në New York bashkë me disa aktorë të tjerë të rëndësishëm dhe që prej atëhere kishte dyshime për raportin e tyre.
Kujtojmë se Selena Gomez është ndarë nga Justin Bieber kurse aktori i dha fund marrëdhënies së tij me Jennifer Aniston.
Ah po, nëse këta të dy kanë diçka më shumë se miqësi, diferenca e tyre në moshë eshtë prej 21 vitesh…