Eugent Bushpepa: Gjuha shqipe nuk na penalizoi, nuk prisja të shkoja në finale

Eugent Bushpepa tregoi eksperiencën e tij në Eurovizion në studion e “Top Show Magazine”.

Këngëtari i famshëm, i cili u rendit në vendin e 11 në Festivalin Europian të Këngës, deklaroi se kjo ishte një “dritare shumë e madhe për të paraqitur artin jashtë kufijve” dhe “rritje profesionale”.

Advertisement

Bushpepa theksoi se nuk shkoi me synim për të fituar, por vetëm që të performonte denjësisht në gjysmëfinale.

“Nuk mendoja se do të hyja në finale sepse jam kritik i madh i artit tim. Gjithashtu, nuk e prisja sepse “Mall” ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne”, tha Bushpepa.

Kantautori theksoi se “gjuha shqipe në këngë është lavdëruar që në fillim”.

“Tingëllonte mirë dhe të gjithë më kanë thënë që më mirë që ishte shqip kënga”, u shpreh Eugent Bushpepa.