Kim Kardashian është etiketuar një “influencë toksike mbi publikun”.
Ylli i “KUWTK” postoi së fundmi një foto të fytyrës së saj teksa mbante në gojë një lëpirëse. Ndonëse ajo foto nuk ishte gjë tjetër veçse marketing i mirë për lëpirësen e re që kompania kishte nxjerrë, si çdo gjë tjetër që poston, nuk mbeti pa u komentuar dhe sigurisht jo për mirë.
Ka qenë prezantuesja britanike, Jameela Jamil, e cila që ka kritikuar hapur mbretëreshën e marketingut në rrjetet sociale.
“Jo! E tmerrshme! Është kaq influencë e keqe për vajzat e reja. Unë e adhuroj aftësinë e mamasë së tyre për të bërë marketing, por kjo familje më bën të ndjej dëshpërim për atë në çfarë i kanë reduktuar gratë!”- shkruan ajo në llogarinë e saj të Twitter-it.
Jameela është themeluesja e fushatës “I weigh” në mediat sociale, e cila inkurajon femrat dhe meshkujt të fokusohen më shumë tek arritjet e tyre sesa tek mënyra si duken apo pesha që kanë.
Lëpirsja së cilës Kim po i bënte reklamë i përket një kompanie që shet produkte dietike, përfshirë edhe frenuesit e oreksit. Në faqen e internetit të kësaj kompanie thuhet se lëpirëse të tilla janë krijuar me qëllimin që t’i heqin njerëzve dëshirën e fortë e të menjëhershme për ushqim, por ato nuk janë verifikuar ende nga administrata amerikane e ilaçeve dhe ushqimit.