Vetëm Bey mund të bëjë dhurata të tilla.

Muzeu Victoria & Albert në Londër njihet për koleksionet e bizhuve të çmuara nga mbretëreshat dhe perandoreshat, por tashmë atyre i është shtuar dhe një unazë me flutur e Queen Bey. Kjo unazë me vlerë prej 95.000 dollarësh ka qenë një dhuratë nga bashkëshorti i saj Jay-Z në vitin 2014.

Advertisement

Dizenjuar nga Glenn Spiro, unaza është e dekoruar me dy nga gurët më të çmuar si diamantët dhe gurët me ngjyrë jeshile tsavorite.

“Beyoncé është një figurë me stilin e saj personal, që V&A krenohet ta përfaqësojë, dhe një dhuratë të shkëputur nga koleksioni i saj personal e ka për nder ta pranojë”, është shprehur kuratorja e muzeut Clare Phillips.