Një performancë e jashtëzakonshme nga artistët mbrëmjen e djeshme në Eurovision.

Bushpepa e ngriti publikun në këmbë me performancën mbreslënëse me këngën “Mall” dhe po ashtu, edhe Eleni Foureira e dogji skenën me këngën “Fuego”.

Advertisement

Të shtunën mbahet finalja e “Eurovision 2018” dhe si asnjëherë më parë dy shqiptarë janë finalist të këtij edicioni.

Pasi u dhanë rezultatet e 10 shteteve të para që kaluan në fazën finale, ishin dhe Eugent Bushpepa që na përfaqëson ne si dhe Eleni Foureira e cila përfaqëson Qipron ata që siguruan finalen e madhe të Eurovision 2018.

Gjithashtu edhe Ermal Meta është zyrtarisht në finale pasi Italia bën pjesë këtë vit në Eurovision Big 5, shtetet të cilat kanë avantazhin që nuk konkurrojnë në gjysmëfinale pasi financojnë këtë event.