Pas kopertinës së “Vogue”, Gigi Hadid vendoset në qendër të kritikave

Shumica e VIP-ave akuzohen për përdorim të shpeshtë të photoshop-it, por në industrinë e modës ky program është mëse i përdorur.

Gjithsesi, kësaj radhe në qendër të kritikave është vënë supermodelja Gigi Hadid nga fansat e saj në Instagram. 23-vjeçarja ka pozuar për kopertinën e “Vogue Italia”, por nuk është pritur mirë nga ndjekësit e saj.

Advertisement

 Nëse e shikon me vëmendje këtë kopertinë, nuk mund ta dallosh lehtësisht se modelja në foto është Gigi. Në foto është përdorur efekti “Black face”, (i fytyrës së zezë), dhe Gigi duket tjetër njeri. Ajo ka pozuar në krah të modelit Justin Martin, dhe nëse Gigi nuk do të na kishte treguar se është ajo në kopertinën e “Vogue”, me siguri nuk do ta kishit njohur…