Bashkohen dy shqiptarët e Eurovisionit, bëjnë shqiponjën me duar (Foto)

Në fillim kur u mor vesh që një shqiptare do të përfaësonte Qipron në Eurovision nuk u prit mirë, pasi u tha se Eleni Foureira nuk e pranonte origjinën e saj.

Por në intervistat që ka dhënë më vonë këngëtarja e ka treguar shpesh me kokën lart që është shqiptare dhe në një intervistë për “Wiwiblogs”, ajo u shpreh se është krenare që është shqiptare.

Advertisement

Nga ana tjetër këtë deklaratë te Elenit e ka përforcuar përfaqvsuesi i Shqipërisë në Eurovision, Eugent Bushpepa, i cili ka postuar një foto me këngëtaren, ku të dy shfaqen duke bërë shqiponjën me duar.

 

Ndryshe nga vitet e tjera shqitaret kanë dy alternativa për të votuar. Meqënëse nuk votojmë dot për Eugentin, të paktën le të votojmë për Elenin që përfaqëson Qipron dhe për Ermal Metën që përfaqëson Italinë.