Ronela Hajati: Pse duhet ta mbyll gojën kur investoj gjithë fuqinë, talentin dhe paratë e mia? (Foto)

Vetëm para pak ditësh ajo ka publikuar klipin e ri “Maje Men”, për realizimin e të cilit ka punuar gjatë.

Por Ronelën e shqetëson realiteti i hidhur për artistët e rinj. Këngëtarja ka “zbrazur” gjithë sinqeritetin duke shprehur zhgënjimin e madh për mosvlerësimin e talentit të saj.

Advertisement

Në një seri postimesh në Instagram Stories, Ronela shkruan:

“Nëse do të largohem ndonjëherë nga ky vend, nuk do ta bëj sepse mendoj se jam këngëtarja më e mirë dhe e tillë do mbetem edhe jashtë vendit. Nuk e mendoj këtë gjë, sepse nuk jam ndjerë kurrë e tillë. Nëse do të largohesha, do e bëja sepse nuk mora kurrë atë që meritova.
Tv-të apo radiot kurrë nuk më kushtuan vëmendje ashtu siç bënë me artistët që kanë fuqi dhe janë të pasur. Pse duhet ta mbyll gojën kur unë po investoj gjithë fuqinë time, shpirtin, dashurinë, talentin dhe paratë e mia? As i dashuri, as mami apo babi nuk më kanë dhënë asnjë cent ndaj pse duhet të mos flas? 
Ne nuk kemi të drejta këtu, asgjë. Kemi artistë të rinj që punojnë për të tjetët dhe artistë budallenj që mendojnë se janë më të mirët. E gjitha që mund të them është se njerëzit këtu punojnë për t’iu prishur punë të tjerëve dhe jo për të nxjerrë më të mirën nga vetja e tyre.”

Për këngëtaren, në industrinë e muzikës shqiptare, artistët e rinj dhe të talentuar punojnë për të tjerët, ndërkohë që pjesa tjetër shiten si më të mirët duke blerë shikimet në YouTube. Duke marrë shembullin e këngës së fundit, Ronela është e vetëdijshme se nuk priste të ishte ndonjë super hit, por këngë të tjera marrin miliona klikime, ndryshe nga projekti i saj, ku shprehet se ka investuar shumë.

Ronela sqaron në fund se nuk ka për qëllim të thumbojë ndonjë në veçanti, por thjesht të verë në dukje se shumica e njerëzve përpiqen të prishin punë dhe kjo është për të ardhur turp.