Prej disa ditësh Enca kishte paralajmëruar se do bënte një ndryshim në pamjen e saj dhe e mbajti fjalën.
Falë parukeve Encën keni arritur ta shihni me ngjyra të ndryshme flokësh, që nga bjonde e deri tek ngjyrat e ndezura, rozë apo blu. Por dje këngëtarja vendosi t’i lyente për herë të parë flokët.
“[Parukierit] Hiqe virgjërinë e flokëve të mi”, shkruan Enca në një foto, ndërsa në një tjetër tregonte se edhe i ka prerë flokët e saj të gjatë e të dendur.
Rezultati? Ndonëse foto është bardhë e zi arrihet të kuptohet se Enca i ka bërë flokët me fije bjonde.
Dhe pas tyre, postimet më të fundit në Instagram Stories nga Enca zbulojnë si duken më qartë: