Pak kohë më parë në mediat turke qarkulluan thashetheme se bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë, duke bërë ngritjen e mollëzave dhe në mjekër, si dhe janë publikuar disa foto kur ajo ishte 15 vjeç.
Por lidhur me këto lajme është pyetur edhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur i telenovelave, Tolgahan Sayisman.
Aktori u shpreh se Almeda ka bërë dy ndërhyrje në hundë dhe asnjë tjetër, siç po aludohet.
“Ka bërë dy ndërhyrje në hundë, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje tjetër. Por habitem me faktin se si mund të bëhen çështje dite fotot e moshës 15-vjeçare”, tha Tolgahan.