Plazh në prill, çfarë po planifikon Noizy me Oriola Marashin?

Në postimet e fundit të reperit shqiptar, Noizy, kemi parë që është zhvendosur në jug të vendit, në Drimadhes.

Mesa duket Noizy dhe bukuroshja, Oriola Marashi nuk kanë pritur dot që të vij vera plotësisht për të nisur plazhin, pasi kanë marrë rreze dielli që tani, në prill. Me siguri të gjithëve ju duket e çuditshme, pasi vërtetë është ngrohtë, por jo aq shumë sa për të nisur sezonin e plazhit.

Advertisement

Prandaj, duke marrë parasysh që zakonisht videoklipet xhirohen pa shumë njerëz në sfond, ne po aludojmë se dy pjestarët e grupit OTR po përgatiten për këngën e re, që mesa duket do të jetë një bashkëpunim mes modeles dhe reperit.