Xhensila feston sot 25-vjetorin…

Pas urimit përplot dashuri që bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, i dedikoi në Instagram, Xhensila u befasua sërish në mënyrën më të bukur këtë mëngjes.

Advertisement

Ajo ka publikuar në Instastory një video ku na tregon një pjesë të shtëpisë së saj të mbuluar nga tullumbacët, zbukurimet dhe lule ku dominonte ngjyra rozë.

“O Besaruqe, po çfarë më ke bërë kështu mo jetë”,-është shprehur Xhensila mjaft e emocionuar nga surpriza që i kishte rezervuar Besi.

Kujtojmë se çifti është duke pritur fëmijën e tyre të parë, e cila do të jetë vajzë.