E ftuar tek “Xing me Ermalin” mbrëmjen e djeshme, Adrola Dushi ka folur për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti dhe marrëdhënien mes tyre…

Ajo është ndër femrat më të bukura shqiptare dhe këtë nuk e mohon dot askush. Tashmë është dhe një modele profesioniste në Amerike dhe shpesh here ndan me publikun shqiptar arritjet e saj në këtë fushë. Në emisionin “Xing me Ermalin” Adrola ka folur për herë të parë rreth ndarjes nga bashkëshorti, Adis Patushi.

Advertisement

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit” – është shprehur Adrola duke shtuar se ruan një marrëdhënie të mirë me bashkëshortin pas ndarjes.