Ndoshta për shumë persona kënga “Despacito” është kthyer në “acarim” nervash pasi vazhdon të dëgjohet ende kudo, por ajo vazhdon të thyejë rekorde njëra pas tjetrës.
Hiti i portorikanëve Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka lënë pas shumë emra të mëdhenj të muzikës, për numrin e madh të klikimeve në Youtube.
“Despacito” arriti numrin e 5 miliardë klikimeve në kanalin e Youtube, duke u bërë kënga me më shumë shikime e të gjitha kohërave në kanalin e famshëm të videove. Por nuk mbaron këtu, ajo është kënga më e shitur dhe më e parë në streaming, ku qëndron dhe kënga më e dëgjuar.
Në klasifikimin e klikimeve në Youtube, “Despacito” ka lënë pas “See You Again” e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth që ka marrë 3.49 miliardë shikime, ndërsa në vendin e tretë është “Shape of You” e Ed Sheeran me 3.41 miliardë klikime.