Oh, Blue!

Në intervistën tek “My Next Guest Needs No Introduction” me David Letterman, Jay Z ka rrëfyer detaje të rëndësishme nga jeta e tij familjare. Përveçse tregoi se ka qarë në momentin kur mori vesh që e ëma ishte lezbike, ai ndau me publikun historinë më të veçantë që kujton me të bijën.

Advertisement

“Ndihem mirënjohës çdo ditë të jetës sime. Zgjohem në mëngjes, shoh rreth e rrotull, shikoj që ata janë të shëndetshëm dhe jam i lumtur.”- tregoi ai.

Baba i 3 fëmijëve, reperi kujtoi një nga momentet që do ta mbajë mend gjatë me vajzën e madhe të tij dhe Beyonces, Blue Ivy.

“Unë dhe ajo flasim shumë. Mbaj mend që një ditë po më bënte një mal me pyetje dhe unë thjesht i thashë të futej në makinë se do të bëheshin vonë për shkollë. Nuk më tha asgjë. Teksa ecnim, dëgjova zërin e saj të hollë që më tha: Babi, s’më pëlqeu aspak si më fole. Më lëndove ndjenjat!”- tregoi ai.

“E pashë dhe i thashë thjesht që kjo është gjëja më e bukur që më ke thënë ndonjëherë.”