Pse po e mban të fshehtë këngën e re Bebe Rexha? (Video)

Sukseset e Bebe Rexhës sa vijnë e shtohen dhe bashkë me sukseset shtohen edhe fansat nga vende të ndryshme të botës.

Një nga treguesit e numrit të fansave janë pikërisht rrjetet sociale, ku artistët promovojnë veten dhe projektet e tyre të reja. Dhe Bebe është një nga këngëtaret mjaft aktive në Instagram, ku përpos postimeve të përditshme publikon dhe projektet e saj më të reja.

Advertisement

Por, me projektin e fundit nuk ka ndodhur kështu, pasi kënga më e re e këngëtares shqiptare “Push Back”, në bashkëpunim me Ne-Yo dhe Stefflon, ka tre ditë që është publikuar në Youtube, ndërsa Bebe nuk e ka shpërndarë këngën në asnjë rrjet social.

Cila është arsyeja? Mos ndoshta Bebes nuk i pëlqen shumë kënga dhe është penduar? Apo po pret derisa t’i realizojë klipin dhe më pas ta shpërndajë?