Disa javë më parë këngëtarja shqiptare Arilena Ara ndodhej në SHBA.
Gjatë qëndrimit të saj ajo realizoi disa sete fotografike në studion e fotografit Fadil Berisha. Ishte vetë fotografi që ka publikuar në profilin e tij në Instagram këtë album, ku Arilena duket mjaft e bukur.
Seti më i fundit fotografik është realizuar në New York, nën kujdesin e Lilit, për grimin dhe flokët si dhe me veshjet e stilistes ukrainase Helen Yarmak.