Ajo është e martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, e kjo gjë bën që të jetë shumë shpesh pjesë e thashethemeve, sidoemos për mediat turke.
Këto ditë, modleja Almeda Abazi është rikthyer në Shqipëri, duke punuar për programin e “Dancing With The Stars”, si moderatore.
Në mediat turke kanë qarkulluar thashetheme se bukuroshja shqiptare ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë, duke bërë ngritjen e mollëzave dhe në mjekër.
Kjo gjë bëri që Almeda të reagojë përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjera ajo ka shkruar “Nuk kam asgjë kundër ndërhyrjeve estetike, por nuk e kuptoj pse flisni për diçka që s’e kam bërë? Nuk keni lajme të tjera për të bërë? Pse vazhdoni të flisni për diçka që e kam sqaruar? Me kohën do t’ju jap lajme që të flisni. Meqë ra fjala, ju i keni parë fotot e mija të 12-13 viteve më parë. Çfarë po bëni tani për Zotin? S’doja të flisja për këtë temë dhe s’doja të harxhoja kohën, por më detyruat”.
Eh, e vështirë ta pranosh se ka vajza të bukura edhe pa ndërhyrje estetike…