Situata është e ndërlikuar…nuk dimë as vetë çfarë të mendojmë…

Sajti i famshëm TMZ, ka kapur këngëtarin Chris Brown duke kapur për fyti një vajzë të re. Situata ka ndodhur gjatë një feste në një shtëpi të marrë me qera nga këngëtari në Miami, rreth orës 9 të mëngjesit. Chris ka vendosur duart rreth qafës së saj së dhe nuk dimë ç’të mendojmë, por këngëtari thotë se po luanin…

Advertisement

Vajza në foto duket herë e shqetësuar dhe nervozuar, ndërsa në të tjera foto shfaqet e buzëqeshur.

Pra Chris është në rregull. Ai që do ketë probleme është fotografi që realizoi fotot, siç tregon avokati i artistit, Mark Geragos. “Ajo është shoqja e tij. Është e qartë që po luajnë siç dhe ajo konfirmoi. Kushdo që i ka cënuar privatësinë do të mbajë përgjegjësi.”

Kujtojmë se sado me shaka të ishte ai gjest, çdo lidhje e Chris Brown me dhunën është më se e besueshme, pasi thjesht të përmendim Rihanna-n. Asokohe të dashuruar, Chris gjuajti këngëtaren dhe pikërisht ajo ngjarje solli ndarjen pa kthim mes të dyve.