Këto janë 5 datat më të rëndësishme në jetën e Orinda Hutës…

Dhe pse Orinda Huta është tërhequr nga muzika, ajo vazhdon të tëhreqë vëmendje si prezantuese në Vizion Plus.

Këtë herë Orinda ishte në rolin e të ftuarës në emisionin 5 e 5 të Anita Ahmetit në televizionin T7, ku ka rrëfyer 5 datat më të rëndësishme të jetës së saj.

Advertisement

Shtator 2002

Ishte momenti kur unë fillova të merrsha më shumë me muzikë. Kalova nga festivalet e fëmijëve në festivalet për të rritur siç ishte “Kënga Magjike”, me një super këngë siç ishte “Tani e di” të cilën nuk e prisja kurrsesi të bëhej aq e dashur për publikun. Sot pas 15 vjetëve vazhdon edhe është e dashur rikthehet herë pas here dhe e shikoj të kënduar nga njerëzit nëpër eventet më të rëndësishme të jetës. Ai ishte momenti ku mua mu hapën dyert me pjesën e artit, me televizionin kështu që është një nga datat më të rëndësishme në jetës time padiskutim.

9 Mars 2007

Ishte atëhere kur marrëdhënia ime me Turjanin filloi dhe nuk u prit tqë të ishte një marrëdhënie aq e bukur dhe të vazhdonte e të finalizohej me dasmën tonë.

22 Gusht 2007

Ishte vit i mbarë ai pasi në 22 gusht të atij viti lindi dhe mbesa ime e parë Greis, që unë e kam pikë të dobët çështë e vërteta. Edhe pse vitet kanë kaluar dhe unë kam shumë nipër dhe mbesa të tjerë prapë me Greis kam një lloj…ndoshta ngaqë është fëmija i parë edhe pse e kam lënë pas dore pasi sa herë vjen një fëmijë i ri në familje unë i përkushtohem atij më të voglit prapë Greis është Greis.Unë e dua shuëm atë dhe datën 22 gusht të 2007.

3 shtator 2007

Gjithashtu ëhtë një datë e rëndësishme pasi ëshyë lindja e Virvit nipit janë afër me njëri-tjetrin dhe prandaj them që 2007 ishte fantastike për mua.

Tetor 2012

Fillimi i bashkëjetesës, ishte një etapë e re në jetën tonë. Në tetor të 2012 nisi bashkëjetesa jonë me sprova të vërteta. Ishte periudhë e vështirë padiskutim edhe pse në kishim 5 vite me njëri-tjetrin, por na solli këtu ku jemi sot.

27 korrik 2017

Kjo është padyshim një datë shumë shumë e rëndësishme për familjen tonë, dasma me Turjanin