Kur Meghan Markle pretendonte se ishte “mbretëresha” 28 vjet më parë (Video)

Më 19 maj, Meghan Markle do të martohet me Princin Harry-n dhe do të bëhet zyrtarisht anëtare e familjes mbretërore britanike.

Martesa e Meghan dhe Harry u duk e pashmangshme që kur ata bënë publike marrëdhënien e tyre. Por, duket sikur e ardhmja e Meghan-it si një pjesëtare e familjes mbretërore ka qenë e destinuar që nga viti 1990.

Advertisement

Në një video të zbuluar nga Daily Mail, 8-vjeçarja Meghan mund të shihet duke aktruar si një mbretëreshë.

“Shfaqja u quajt ‘Lartësia Juaj’ dhe ylli ishte Meg,” tha Ninaki, një mike e saj. “Është shumë qesharake ta shohësh këtë tani dhe duke pasur parasysh atë që po ndodh me jetën e saj. Ajo ishte gjithmonë qendër e vëmendjes, gjithmonë kryesorja – ishte ditëlindja ime, por Meghan kishte rolin kryesor!”

Videoja duket se parashikon dy gjëra shumë të rëndësishme për jetën e Meghanit – karrierën e saj si aktore dhe rolin e saj të ri si pjesëtare e familjes mbretërore.

Është e rëndësishme të theksohet, sigurisht, se Meghan nuk do të jetë mbretëreshë në jetën reale. Kur Meghan të martohet me Harry-n, Mbretëresha Elizabeth ka të ngjarë të bëjë çiftin një dukë dhe një dukeshë, ashtu siç bëri me Princi William dhe Kate Middleton. Me lindjen e fëmijës së tretë të William dhe Kate, Harry do të jetë i gjashti në fron për mbret, duke e bërë shumë të vështirë që Meghan të jetë zyrtarisht një mbretëreshë, por të paktën gjithmonë do të kemi këtë video…