Ku Elvana?
Këngëtarja është rikthyer fuqishëm në Instagram kohët e fundit.
Përveç postimeve të saj, ku shfaq dukshëm stilin e veçantë në veshje, këtë herë ajo ka ndarë një video të shkurtër ku duket se po përgatitet për diçka ndryshe. Të jetë vallë duke realizuar një videoklip apo një set fotografik jashtë së zakonshmes?
Deri më tani nuk e dimë ende, edhe pse Elvana na vë në lojë duke pyetur “Ku?”, por sido që të jetë, kostumi Versace i prezantuar në Milano Fashion Week 2018, i rri jashtë mase bukur!
Le të kryqëzojmë gishtat ama, që në postimin e radhës të na tregojë diçka më shumë…