Upsss…

Ish-Miss Shqipëria si dhe një nga vajzat më të bukura shqiptare, Almeda Abazi prej dy ditë po qëndron në Tiranë, pasi siç e dimë të gjithë është duke u përgatitur për të prezantuar spektaklin “Dancing With The Stars”.

Advertisement

Këtë herë ama, Almeda ka vendosur të shfaqet me një pamje të re. Ajo ka publikuar në Instastory një video ku tregon modelin e ri të flokëve me baluke si dhe ka kërkuar opinionin e ndjekësve të saj përmes votimit.

 Ndër votuesit ka qenë edhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan, i cili siç duket nuk e ka pëlqyer këtë model flokësh. Këtë na e ka bërë të ditur vet Almeda, e cila ka publikuar përsëri në Instastory njoftimin që i ka ardhur nga votimi i Tolgahan.

As vetë Almedës nuk i besohet…