Këngëtari Alban Ramosaj feston sot 22-vjetorin.

Pas urimeve të shumta nga miqtë, fansat dhe kolegët e tij, nuk nuk mund të mungonte edhe ai i modeles Oriola Marashi.

Advertisement

Por, ky urim i bërë nga Oriola ishte më ndryshe nga të tjerë!

Ajo ka publikuar një video në Instastory, ku  Alban Ramosaj së bashku me Ergi Dinin, këngëtarin e ndjerë, janë duke kënduar “Swim Good” nga Frank Ocean.
“I uroj vëllait tim gëzuar ditëlindjen @albanramosaj të dua dhe do të jem gjithmonë aty për ty. Gjithashtu kujtoj edhe shokun tim të ngushtë Ergi Drini, më mungon shumë i dashur”, shkruan bukuroshja 22-vjeçare.

Kujtojmë se Albani, Oriola dhe Ergi ishin mjaft miq të ngushtë, madje Oriola shumë shpesh e kujton këngëtarin me ndonjë postim të bërë, duke shprehur mungesën që ka për të.