“Zoti ju rujt”…
Pavarësisht batutave dhe humorit në çdo situatë (edhe tek kjo foto), komediani Bes Kallaku ka uriuar për Ditën e Mësuesit, 7-Marësin, të gjithë mësuesit dhe veçanërisht për mësuesen e tij të klasës së parë.
Aktori ka ndarë në Instagram një foto nga klasa e parë, pikërisht nga “Festa e Abetares”.
Nëse nuk e dalloni dot, e shpjegon shumë mirë Besi në përshkrimin e fotos:
“Gëzuar 7- marsin të gjithë mësuesve. Atyre mësuesve që vërtet me përkushtim kanë edukuar breza. Mësuesja ime e parë, Naile Maloku, të përqafoj. Në këtë foto, Festa e Abetares . (Unë jam ai i treti nga e majta, afër atij që po qan ndërkohë, jam me bluze blu hahah). Zoti ju rujt”- ka shkruar aktori.
Besojmë jeni më të qartë tani…