Ndërkohë që mbrëmë e gjithë vëmendja e publikut ishte te ndarja e çmimeve Oscars, bashkëshortja e ardhsme e Princ Harry-t, Meghan Markle ka bërë festën e beqarisë.
Ka qenë pikërisht DailyMail ai që bëri të ditur lajmin se Meghan Markle, në orën 17:00 të së dielës, organizoi festën e beqarisë.
Festa u mbajt në një SPA luksoze, brenda një resorti me pesë yje, Soho Farmhouse në Oxfordshire. Bëhet me dije se festa ishte mjaft private dhe në listën e të ftuarave mungonin nëna e Meghan dhe kunata e saj e ardhshme , Kate Middleton. Thuhet se Meghan ka kaluar mjaft këndshëm në shoqërinë e mikeshave të saj të ngushta duke shijuar një ditë të tërë relaksuese, mbushur me trajtime fytyre, masazhe dhe shumë shampanjë.