Beyoncé, JAY-Z dhe Future shfaqen në këngën e re të DJ Khaled “Top Off”, të cilën e publikoi ​​herët këtë mëngjes.

Ky super bashkëpunim shënon singëllin e parë të albumit të ardhshëm të producentit, Father of Asahd.

Advertisement

Gjithë teksti është plot e përplot me deklarata të fuqishme, energji, qëndrim dhe pse jo, mburrje. Këtë të paktën na lenë të kuptojmë vargjet ku Jay-Z tallet me Meek Mill, flet për vajzën e tij dhe Beyonces, Blue Ivy si dhe përmend faturën e tij të çmendur prej 91,000 dollarësh.

Vokali i Bey, nga ana tjetër rifreskon këngën, por edhe ajo mban të njëjtin qëndrim si reperi.

Mos humbisni audion (shpresojmë së shpejti edhe klipin) e këngës më poshtë: