Pas koncertit të Rita Orës për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë pritet që të vijnë dhe dy këngëtarë të tjerë me famë botërore.
Në fillim ishte vetë Dua Lipa, e cila konfirmoi se do të performojë në datë 10 Gusht, por pa lajmëruar nëse do të ketë këngëtarë të tjerë që do performojnë me të. Megjithatë i ftuari i dytë e zbuloi vetë surprizën. Ka qenë babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ai që ka ftuar dhe shqiptarin tjetër me famë botërore, Stanaj të bëhet pjesë e koncertit.
Këngëtari ka bërë me dije se do te jetë bashkë me Dua-n në koncertin e 10 Gushtit.