…40 shishe shampanjë!
Dihet se jetesa e Jay-Z dhe Beyonce është mjaft e shtrenjtë dhe ata shpesh janë përfolur për shpenzimet marramendëse që bëjnë me blerjet e tyre.
Rasti më i fundit ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku këngëtari i famshëm Jay-Z ka kaluar një natë të shtrenjtë në Manhattan. Ai ka shpenzuar plot 110,000 dollarë për të festuar ditëlindjen e Juan “OG” Perez, mik i tij i ngushtë dhe president i Roc Nation Sports.
Sipas mediave amerikane, së bashku me miqtë e tij, Jay Z, fillimisht ka ngrënë darkë në një restorant, fatura e së cilës ka shkuar 13,000 dollarë.
Më pas, grupi u drejtua për në Madeown në Meksikë në Inwood, duke shpenzuar 9,000 dollarë vetëm për pije, përfshirë konjakun D’Ussé të reperit, e ndjekur nga një ndalesë në klubin e natës Nightroom, ku konsumuan plot 40 shishe Ace of Spades Champagne, e cila është në pronësi të Jay.
Për ta mbyllur ai ka lënë edhe 11.000 dollarë bakshish…