Të ftuar në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, Alar Band njoftuan se këtë vit do të bëjnë më shumë klipe dhe do të shohin se sa klikime do të arrijnë.

Ata folën dhe për marrëdhënien që kishin me kompozitorin e ndjerë Aleksandër Lalon, i cili humbi jetën në periudhën që ishte juri e spektaklit “C’est la vie”. Djemtë e Alar Band treguan se kishin krijuar lidhje të ngushtë me të, aq sa profesori i jepte dhe këshilla.

Advertisement

Duke kujtuar momentin e marrjes së lajmit të vdekjes së tij ata thanë: Vdekja e tij ishte një lajm shumë i keq për ne. Arti që ka bërë profesor Lalo do të mbesi gjithë jetën. Ne e vlersojmë shumë dhe patëm lidhje shumë të ngushtë me të. Gjatë pushimit, kur pinim cigare ai bashkohej me ne, na fliste, na jepte këshilla dhe për zgjedhjen e repertorit na sygjeronte shumë këngë. Ai në fillim nuk e dinte që ne ishim grup dhe kur i tham që ne jemi 5 veta, “M’fal, tha, ju e keni primare këtë gjënë?”, po i thamë ne. “Shumë gabim, tha, ju duhet të hapni ndonjë kioskë dhe të shisni cigare, se vetëm me muzikë s’keni për të bërë asgjë. Duhet të keni diçka tjetër që të jetoni”.

Sigurisht që kjo i tingëlloi çuditshëm moderatorëve të Chaud Patate, duke marrë parasysh që vetë Aleksandër Lalo i dedikoi gjithë jetën e tij muzikës. Kaq i zhgënjyer qenka larguar nga jeta profesori?