Pasi Enca e quajti “gjyshe”, flet për herë të parë Rosela Gjylbegu (Foto)

Pak ditë më parë, pyetur se me cilën këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë, Rosela Gjylbegu u përgjigj: “Me Encën”.

Që nga ai moment kjo e fundit nuk e priti mirë dhe shkroi një status për Roselën, direkt pas deklaratës, “Sot mora vesh që Rosela Gjylbegu qenka gjallë. Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të dëgjojë apo të bëjë muzikë me ty”, ka shkruar Enca, ndërsa ka vijuar të ironizojë Gjylbegun edhe nëpërmjet disa videove ‘live’ në Instagram.’’

Advertisement

Rosela nuk ka reagur deri më sot rreth këtyre postimeve të Encës. Por sot e ftuar në emisionin  “Kush vjen për drekë” këngëtarja edhe pse në fillim e ka anashkaluar pyetjen për debatin me Encën sërish ka dhënë një përgjigje rreth kësaj gjëje.

“Mendoj që po ta zgjasim shumë këtë bisedë do të ishte e tepërt, kështu që nuk kam asnjë koment. Një gjë mund të them, unë s’jam nga ata njerëz që i pëlqen të bëjë gossip apo zhurmë”,-është shprehur Rosela duke e mbyllur këtu këtë “sherr” mes tyre.