Sot në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio ishte e ftuar ish-këshilltarja për Median dhe Komunikimin në Ministrinë e Integrimit, Zirina Llambro.

Ndër të tjera ajo foli dhe për marrëdhënien që kishte më ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjoshën. Përpos komplimenteve, ajo kishte dhe një kritikë për ish-ministren, të cilën e quajti si “sherrin më të madh me të”. Bëhej fjalë pikërisht për pamjen e jashtme, pasi Klajda nuk pranonte të bëntë tualet.

Advertisement

“Klajda ka qenë një person që e kuptonte çfarë do të thoshte imazhi i një institucioni shtetëror. E kujdesshme, shumë serioze, por unë kam pasur vetëm një problem të madh me Klajdën, ajo kishte shumë problem makeup-in dhe tualetin. Sherri jonë më i madh në jetë ka qenë “të lutem shefe vendos pak laps të zi” dhe përgjigja ishte gjithmonë “jo, nuk dua”. Por, nga fundi mendoj se ja dola pak, e ndryshova pak. Domethënë ishte shumë e thjeshtë në këtë pjesë. Gjithësesi Klaja ka qënë një profil i kompletuar i një ministre të Integrimit.”,- u shpreh Zirina për “Chaud Patate”.

Dhe pse tani Zirina punon si drejtoreshë marketingu pranë një universiteti privat, ruan marrëdhënie shumë të mira me ish-ministren.