Çfarë ngjashmërie!
E kemi thënë edhe më parë se një film për jetën e Meghan Markle dhe Princ Harry-t pritet të transmetohet në televizionin Lifetime, por tashmë kemi zbuluar edhe kastin e aktorëve.
Aktroja e The Suits do të portretizohet nga Parisa Fitz-Henley (Jessica Jones) dhe princi nga Murray Fraser (The Loch, Victoria).
Na duhet të themi se aktorët kanë një ngjashmëri të frikshme me çiftin mbretëror, sidomos aktorja Fitz-Heney me Markle.
Harry & Meghan: Historia e Dashurisë Mbretërore do të mbulojë marrëdhënien e çiftit, që nga momenti që u prezantuan nga një mik i përbashkët deri tek fejesa në nëntor 2017.
Megjithëse nuk dihet ende data ekzakte se kur do të jetë premiera, filmi pritet që të vijë gjatë pranverës.