Dukesha Kate Middleton njihet tashmë për veprat e saj të bamirësisë ndaj shtresave vunerabël të shoqërisë.
Vitet e fundit Kate dhe bashkëshorti i saj janë fokusuar tek një çështje mjaft sensitive, siç është shëndeti mendor.
Lidhur me këtë Kate ka dhënë një intervistë për fushatën e organizatës së bamirësisë Place2Be ku ka bërë thirrje që të gjithë të ofrojnë mbështetjen e tyre lidhur me nevojat që ka kjo kategori: “Fëmijëria është një moment shumë i rëndësishëm në jetët tona. Eshtë koha kur eksplorojmë personalitetet tona, zbulojmë potencialin që jeton brenda nesh dhe mësojmë si të jemi vetvetja. Disa fëmijë përballen me sfida më të rënda e të vështira se të tjerët, por besoj me gjithë zemër që edhe pse nuk i ndryshojmë dot rrethanat mund ti japim mbështetjen tonë të plotë çdo fëmije që të përmbushë potencialin e tij”.
The Duchess speaks to pupils, parents and teachers about the importance of working together to support young people as they learn to be the best version of themselves during @Place2Be #childrensmhw pic.twitter.com/XiV09zOznS
— Kensington Palace (@KensingtonRoyal) February 5, 2018
Kujtojmë që pak ditë më parë Dukesha ka prerë flokët e saj 17 cm dhe i ka dhuruar ato për krijimin e parukeve për fëmijët që vuajnë nga kanceri.