Ajo është një nga moderatoret më bukuroshe në ekranet shqiptare, por përveçse punës që ajo bën, Eva Murati njihet edhe për lidhjen e saj me Genar Topallin, djalin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel” ajo nuk mund t’i shpëtonte kësaj teme, megjithëse vetë Eva përpiqet ta mbajë sa më të fshehtë, ose të paktën të përflitet sa më pak, e siç e argumenton ajo, me të drejtë.

Advertisement

“Unë kam vendosur të mos flas më për këtë gjë. Është diskutuar aq shumë kjo temë, por unë nuk jam pjesë e atyre vajzave që frymëzojnë portalet me historitë e tyre të dashurisë. Unë po përpiqem shumë në këtë që bëj dhe nuk dua të bëhem e njohur për jetën private, por për aftësitë e mia …”,– tha ajo.

Por teksa moderatorja e ka cilësuar si “nusja e Jozefina Topallit”, Eva Murati i është përgjigjur se nuk është nusja sepse ajo nuk ka një unazë në gisht.

Ajo gjithashtu ka pohuar se martesa është në planet e saj të largëta, duke u shprehur se tani është shpejt pasi është vetëm 22 vjeç. Eva tha se preferon t’i japë kohë vetes dhe raportit të saj me Genarin. Sa i përket fëmijëve, Eva u shpreh se ka në plan të bëjë fëmijë, por pas dasmës.