Performanca e këngëtares Kesha, ka qenë momenti më emocionues në ndarjen e çmimeve Grammy.

Ajo performoi hitin e saj të ri të quajtur ‘Praying’- këngë e cila fliste për abuzimin seksual që vetë këngëtarja ka vuajtur nga ish- producenti i saj Dr. Luke.

Advertisement

Më e emocionuar se kurrë, Kesha pati mbështetjen e disa prej yjeve të tjerë si Bebe Rexha, Cyndi Lauper, e Camilla Cabello, të cilat iu bashkuan në skenë duke e përqafuar në fund të performancës dhe duke i bërë të gjithë të përloteshin.


“Pas gjithçkaje ke bërë, dua të të falenderoj për forcën që më ke dhënë. Faleminderit gjithë grave që  u bashkuan sot me mua në skenë dhe të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.”- shkruan Kesha në llogarinë e saj të Twitter-it.

Këngëtarja prezantoi hitin e saj të ri pas pothuajse 4 vitësh shkëputje nga muzika. Gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka qenë në një betejë ligjore me producentin e saj, Dr. Luke, pas akuzave se ky i fundit e ka droguar dhe ka abuzuar seksualisht me të.