Nuk është aspak e çuditshme të besohet se meshkujt kërkojnë tek partnerja karakteristika të ngjashme me nënën e tyre…
Mbrëmjen e djeshme, tek “Xing me Ermalin” i ftuari i rradhës ishte Robert Aliaj, i cili ka folur drejtpërdrejt dhe në mënyrë të sinqertë për marrëdhenine e tij me të ëmën, e cila nuk jeton më.
I pyetur nga Ermali se cili është modeli femëror që ai do të donte t’i ngjante më shumë, Berti tha se edhe ai, si të gjithë meshkujt, model të parë dhe perfekt femëror, ka pasur të ëmën: “Unë kam një model femëror mamanë time. Kam një histori të dhimbshme me mamanë time. Për të gjithë ne, partneri i parë seksual, modeli seksual i secilit fëmijë jemi ne prindërit. Edhe unë, mamanë time e kisha një model seksual, përveç adhurimit”, – tregon Berti pa e fshehur emocionin.
“Nuk do i harroj kurrë gjinjtë e nënës sime. Pse? Se unë isha thjesht një bebe që flija aty. Rrija mes atyre gjërave që i shihja si kodra. Kur ti e sheh mamanë edhe si femër, jo të kesh atraksion të mos ngatërrohemi, ti e sheh edhe si shoqe”, shtoi ai pasi theksoi karakterin e saj të fortë.