Një aksident ka ndodhur rreth orës 8.00 në Vorë ku treni ka pëplasur një 18-vjeçare.

Sipas informacionit paraprak , vajza është në gjendje të rëndë në spital.

Advertisement

“Në stacionin e trenit në Vorë, lokomotiva, me drejtues shtetasin J.N., 61 vjeç, ka aksidentuar shtetasen S.B., 18 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet në gjendje të rënde shëndetësore. Grupi hetimor po kryen veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.Drejtuesi J.N., është  shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme”, bën të ditur policia.