Silva Gunbardhi ka rrëfyer në “Top Show Magazine” dy arsyet pse zihet me bashkëshortin e saj, Dafin.

“Unë me Dafin zihem si çdo çift tjetër. Kush thotë që nuk zihemi, jemi çift perfekt, gënjen. E para, zihem për shpejtësinë. Imagjino, të bësh video me 220 km/h, me një dorë telefonin e me një dorë timonin. Është e frikshme dhe kam merak. E dyta: kur i them “dëgjo Silvën, o vëlla”. Unë e kam nga dialekti këtë, por ai e ka shumë bezdi. Nuk do që t’i them vëlla”,- tha Silva, e cila nënvizoi se nuk është xheloze.

Advertisement

“Unë nuk jam shumë e jetës së natës, ndërsa ai del me shokët. Edhe po të jetë me ndonjë vajzë, çfarë të bëj unë, të vras veten?”,- shtoi me të qeshur ajo.