Ribashkimi që na kishte munguar…

Dy këngëtaret e njohura Dafi dhe Tuna, dikur ishin shoqe të ngushta, por pas bashkëpunimit “Vibe”, së bashku me 2po2, vajzat nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe nuk e kuptuam kurrë çfarë ndodhi.

Advertisement

Megjithatë, 7 vjet më vonë, me ardhjen në jetë të djalit të Tunës, Dafina komentoi në fotot e këngëtares duke i uruar jetë të gjatë djalit. Më vonë edhe Tuna filloi të komentonte në fotot e Dafinës. Pra me pak fjalë u kuptua që vajzat kishin bërë paqe.

Tuna ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Patrisin dhe Tian. Atje ajo ka përfituar nga rasti për të takuar miken e saj të vjetër, Dafinën, pikërisht në New York.

Këtë moment ato e ndanë edhe në rrjetet sociale me shkrimin: “You can’t sit with us”. Nëse ju kujtohet, kjo ishte pikërisht një shprehje e famshme e filmit “Mean Girls” në 2004-ën. E dimë shumë mirë vajza që nuk mund të “ulemi me ju”.